Erion Braçe mandatohet si zëvëndëskryeministër! Zëvëndëson Senida Mesin
Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe do të mbajë detyrën e zëvëndëskryeministrit duke zëvëndësuar në detyrë Senida Mesin. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij kryeministri vlerësoi Senida Mesin për bashkëpunimin ndërsa paralajmëroi se akti i parë që do të firmosë zëvëndëskryeministri i ri do të jetë Pakti për Universitetin.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.