Eris Dhamo: ”Fenomeni i emigrimit nuk është vetëm shqiptar, por global”
E ftuar në ‘’Argument’’ të hënën në mbrëmje ka qënë dhe pedagogia e shkencave sociale, Eris Dhamo. Tema e kësaj së hëne ishte emigrimi i shqiptarëve dhe ‘’zbrazja’’ e Shqipërisë nga ky fenomen. Sipas znj.Dhamo ky fenomen nuk është vetëm shqiptar por është dhe global. Ajo shprehet se :
”Anglia ka numrin më të lartë të studentëve ekselentë rreth vetes, dhe kjo tregon se largimi i studentëve nuk është vetëm një fenomen shqiptar por global. Eshtë e vërtetë që largimi i tyre ka efekte jo vetëm ekonomike por dhe sociale, por ne nuk mund të ndalojmë studentët që të kenë një eksperiencë të huaj, apo fuqinë punëtore të testojë veten në raport me punëtorët jashtë. ‘’
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.