Bushati në “Argument”: Si e vlerësoj kandidaturën e Ervin Koçit për drejtimin e AMF (VIDEO)
Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Ervin Bushati e vlerëson si “propozimin më të mirë që mund të vinte” kandidaturën e propozuar për drejtimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. I ftuar në emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici, Bushati tha se të enjten do të zhvillohet seanca dëgjimore e më pas do të kalohet për votim në seancë plenare për kandidaturën e Ervin Koçit, që më herët mbante mandatin e deputetit e të anëtarit të Komisionit parlamentar të Ekonomisë.
“Në gjykimin tim, edhe si ekonomist financiar dhe si politikan, dhe si administrator le ta themi është një propozim më i miri që mund të vinte dhe shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Ne nesër (e enjte) do të dëgjojmë propozimet dhe intervistën e zotit Koçi dhe po ashtu besoj se do të kalojë nesër (e enjte) në parlament për votim. Sepse duhet bërë. Nuk është puna se po nxitohemi. Por edhe në bazë të rezolutës së 2016 dhe problemeve që ka paraqitur, ne e treguam dhe me votë në vendimmarrjen tonë, se nuk ka qenë në parametrat e duhur, ka pasur një problematikë të thelle e të zgjeruar dhe në vite. Shpresojmë qëtë mos humbasim kohë e të nisim nga stabilizimi i një tregu kaq të rëndësishëm. Sepse është shumë i lidhur me tregun financiar, me sistemin bankar, investimet e ekonominë reale në Shqipëri. Aq më tepër para sfidave që kemi” tha Bushati.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.