Ervin Koçi, në krye të AMF – Qeveria i propozon Kuvendit emërimin e ish-deputetit

Në mbledhjen e radhës së qeverisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur propozimin e Ervin Koçit, për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili njëkohësisht do të mbajë edhe funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit, të anëtarit të liruar nga kjo detyrë.
Në këtë mënyrë, qeveria i propozon Kuvendit të Shqipërisë emërimin e Ervin Koçit në krye të AMF-së, që me shumë mundësi do të votohet në seancën e ditës së enjte.
Ndërkohë, në seancën e datës 16 mars, Kuvendi miratoi me 55 vota pro dhe 20 kundër, vendimin për shkarkimin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi. Në mbledhjen e datës 21 shkurt të këtij viti, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vendosi t’i propozojë Kuvendit lirimin e Enkeleda Shehi.
Përplasjet mes kreut të AMF dhe anëtarëve të Bordit janë shfaqur në publik që në mesin e vitit të kaluar dhe kishin të bënin kryesisht me vendimmarrjen dhe me rekrutimet në institucion.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.