“ESM” me detyra të reja – Merr kompetencat e KE, do të monitorojë shtetet anëtare
Mekanizmi Europian i Stabilitetit është një ndër institucionet që do të preket nga reforma në zonën e monedhës së përbashkët.
Kreu i mekanizmit, Klaus Regling deklaroi se, që prej vitit të ardhshëm, këtij mekanizmi mund t`i jepet një tjetër kompetencë, ajo e monitorimit të vendeve anëtare, një detyrë kjo që parashikohet që në të ardhmen ta ketë departamenti i përbashkët i thesarit, ose super ministria e financave të eurozonës.
Ky ndryshim në mekanizmin e fondit europian të shpëtimit, do të kërkonte edhe amendime të reja në traktatit e themelimit të tij, çka përkthehet në dakordësinë e të gjitha vendeve anëtare, gjë që në ditët e sotme nuk është diçka e thjeshtë.
Regling shtoi se, ESM mund të ushtrojë detyrën e saj vetëm nëse ka komepetenca monitoruese. Në të kundërt, shtoi ai, ne nuk mund ta bëjmë dot punën tonë.
Deri më tani, këtë detyrë e ushtron Komisioni Europian, por që ka rezultuar në një dështim, jo vetëm sepse është larg natyrës së institucionit por edhe për shkak të përbërjes së vetë institucionit. Gjermania që është edhe vendi më problematik duket se e mbështet lëvizjen e re.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.