Euobserver: “Zgjerimi i BE-së, Shqipëria përparon, Turqia bën hapa prapa”

“Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut nënkuptojnë se bisedimet e Turqisë duhet të ngelin në pritje, thuhet nga Komisioni Evropian”, shkruan media euobserver.
Sipas euobserver, Komisioni Europian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë.
“Në vazhdimësinë e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të dalë të martën , më 17 prill.
Euobserver shkruan se e njëjta formulë do të përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë dhe vjen 15 vite pasi nënshkroi paktin e saj të parë të stabilizimit të BE-së dhe rreth 10 vjet pasi shteti i Ballkanit Perëndimor i cili dikur ishte diktaturë komuniste, u bashkua me NATO-n.
Komisioni ka thënë se Maqedonia ishte e gatshme të fillojë bisedimet që nga viti 2005, por shtetet e BE nuk ranë dakord ta bëjnë këtë sepse Greqia e vuri veton për shkak se emri i Maqedonisë përfaqësonte një pretendim territorial për një rajon fqinj grek me të njëjtin emër.
Shpejtësia e zgjerimit të BE-së qëndron në kundërshtim me qëndrimin e saj ndaj Turqisë.
“Respektimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave dhe lirive themelore është një detyrim thelbësor që Turqia duhet të përmbushë si një vend kandidat. Trendi i vazhdueshëm negativ në këto fusha nuk justifikon hapjen e kapitujve të rinj negociues në procesin e pranimit,” thuhej në raportin për Turqinë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.