Euro mbështetet nga zgjedhjet në Francë – Macron dhe Le Pen shkojnë në raundin e dytë të 24 prillit!

Euro e ka nisur javën në rritje dhe po mbështetet nga pritshmëritë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të fitojë një mandat tjetër në krye të shtetit. Euro është rritur lehtë në rreth 1.0955 dollarë. Ndërkohë që janë numëruar rreth 88% të votive, Macron ka fituar 27.41%, ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka fituar rreth 24.9% të votave.
Dy fituesit do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane, për të mësuar më tepër detaje mbi politikat monetare. Ndërkohë, indeksi që mat dollarin amerikan ka prekur nivelin e 100 përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për herë të parë në dy vitet e fundit. BQE po gjendet nën presion nga rritja e çmimeve të konsumit dhe nga lufta në Ukrainë.
Banka qendrore pritet të japë më shumë detaje mbi blerjen e aseteve por edhe mbi kohën se kur mund të vijë rritja e parë të interesave. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po qëndron në rënie të lehtë dhe po tregtohet në rreth 42 mijë dollarë.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.