Euro ngjitet në mbi 1.09 dollarë – Investitorët po presin përfundimin e mbledhjes së BQE!

Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke u ngjitur në mbi 1.09 dollarë. Gjithsesi, investitorët po tregohen në kujdesshëm, në pritje të përfundimit të takimit të Bankës Qendrore Europiane, më vonë gjatë ditës së sotme. Edhe paundi britanik ka fituar pikë përballë dollarit, duke u ngjitur në mbi 1.31 dollarë, niveli më i lartë për këtë javë.
Në sesionin e kaluar, paundi fitoi 0.9% të vlerës në raport me dollarin, fitimet më të mëdha ditore që nga qershori i vitit 2021. Investitorët po presin me interes të veçantë të mësojnë më shumë detaje mbi kohën se kur do të rriten normat e interesit edhe në Eurozonë, për shkak të inflacionit të lartë.
Të mërkurën, edhe Banka e Kanadasë rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, rritja më e madhe në 20 vitet e fundit. Në tregun e kriprovalutave, bitcoin po tregtohet në mbi 41 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 3100 dollarë.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.