Eurobondi i ri 500 milion euro – Angjeli jep detajet për daljen në tregjet ndërkombëtare: Borxhi s’duhet mbajtur jashtë kontrollit
Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Anastas Angjeli ka dhënë detaje mbi eurobondin prej 500 mln euro, që pritet të emetohet nga qeveria shqiptare. Ai tha se aktualisht po kryhen diskutimet e fundit, teksa planet janë që në tregjet ndërkombëtare të dilet pas muajit shtator.
Megjithatë, sipas Angjelit rritja e borxhit publik është një instrument që mund të ndikojë pozitivisht në përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, por kjo nuk do të thotë që duhet mbajtur tërësisht jashtë kontrollit.
Ky do të jetë Eurobondi i 5-të që emeton Shqipëria, teksa i fundit ishte ai i vitit 2020 i cili arriti një vlerë prej 650 milionë Euro kundrejt një interesi 3.62%. Një pjesë e tij u përdor për financimin e eurobondit të mëparshëm.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.