Eurodeputetët, letër Ramës për HEC-et – Mirëpresin vendimin për koncesionet mbi Vjosë: Refuzoni dhe projektet e Valbonës
Një grup eurodeputetësh i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e përgëzojnë për refuzimin e lejes mjedisore, që do i hapte rrugën ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit, mbi lumin Vjosë.
Ne e mirëpresim fuqimisht deklaratën tuaj të së Premtes, 25 Shtator, duke njoftuar se leja për ndërtimin e digës së Kalivaç është refuzuar dhe se nuk do të jepen leje të mëtejshme për hidrocentrale në pjesën e poshte të lumit Vjosa. Ky vendim do të ketë një ndikim të paçmuar në mjedis dhe biodiversitetin përreth një prej lumenjve të fundit të Evropës që rrjedhin të lirë. Shpëtimi i lumit Vjosa gjithashtu i dërgon sinjalin Brukselit se Shqipëria është e përkushtuar për të, duke luajtur rolin e saj në mbrojtjen mjedisore evropiane. Ky vendim është një sinjal pozitiv i angazhimit të Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE.
Megjithatë, sipas eurodeputetëtve qeveria duhet të tregojë të njëjtin vullnet edhe për projektet të tjerë hidrocentralesh, që rrezikojnë mjedisin dhe zonat e mbrojtura.
Ne gjithashtu duam të theksojmë se ndërsa ky vendim është shumë i mirëpritur, ka disa projekte të tjerë hidrocentralesh që aktualisht po rrezikojnë natyrën e Shqipërisë, përfshirë një në Parkun Kombëtar të Valbonës. Ne ju kërkojmë që të rishikoni projektet dhe praktikat në lidhje me hidroenergjinë dhe të tregoni të njëjtin angazhim për të ruajtur trashëgiminë e mrekullueshme natyrore të vendit tuaj.
Letra e eurodeputetëve vjen pas refuzimit të lejes mjedisore për kompaninë konçesionare që do të ndërtojë hidroecentralin e Kalivaçit. Konçesioni për këtë vepër u firmos në vitin 2018, ndërkohë që prej kohësh, ekspertët këshillojnë gjetjen e burimeve alternative për prodhimin e energjisë, sikurse është dielli apo era, duke shmangur në këtë mënyrë dhe varësinë që ka vendi ynë nga burimet hidrike.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.