Eurodeputeti Rasmus Andresen për SCAN: Shqipëria është gati të hapë negociatat, Macron gaboi duke thënë jo
Eurodeputeti Gjerman Rasmus Andresen, në një intervistë për emisionin PASSPORT në RTV SCAN, thekson se Shqipëria e meriton të hapë negociatat me Bashkimin Europian.
Ai kritikon presidentin Francez Makron për bllokim të procesin dhe shprehet se ky qëndrim i tij duhet të ndryshojë.
Intervista e plotë:
Arbër Hitaj/SCAN: Në radhë të parë me lejoni tju falenderoj që pranuat të jepni këtë intervistë për RTV SCAN është vërtetë kënaqësi. Dua ta filloj bisedën me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Europian, si e vlerësoni?
Si parti e gjelbër jemi të interesuar që të kemi instrumenta të mirë për zgjerimin e BE. Në fund besojmë se të gjitha shtetet që duan të anëtarësohen në BE të kenë shanse të drejta për tu anëtarësuar. Pra duhet transparencë për kandidatët dhe mundësi të drejta për tu anëtarësuar në BE.
Për Shqipërinë kemi parë një zhvillim të ndryshëm, pasi presidenti i një shteti e kam fjalën për presidentin e Francës Emanuel Macron, nuk i ndoqi rregullat dhe bllokoj procesin. Ne si të gjelbër, e kemi kritikuar ashpër këtë qëndrim. Ne besojmë se duhet të punojmë së bashku si shtete anëtare dhe jo të ndarë siç ka bërë presidenti Macron.
A besoni se me këtë metodologji të re procesi është i qartë dhe i parashikueshëm? Apo ka ende disa pika të paqarta.
Padyshim që mund dhe duhet të ketë më shumë qartësi në proces. Por duhet të shikojmë çdo lloj çështje kur vjen fundi, por kryesorja t’ju japim shanse dhe mundësi të drejta shteteve që duan të anëtarësohen dhe përmbushin kriteret e çdo gjë që ndihmon në këtë drejtim është e mirë.
Pse besoni se për Bashkimin Europian është e rëndësishme që të ketë anëtarë të rinj?
Unë besoj se ne duhet të zgjerohemi edhe më tej si Bashkim Europian. Por bëhet fjalë edhe për cilësi, ku shtete si Shqipëria kur të përmbushin kriteret të anëtarësohen. Nuk është qëllimi të kemi anëtarë të rinj të Union, por të kemi më shumë cilësi.
Që të bëjë sens për vendin dhe për BE. Nëse flasim për Shqipërinë përgjigja është PO, por ka disa shqetësime për shtete të tjera që nuk shikojmë se do bashkohen me BE në vitet që vijnë. Ky është një proces që mund të jetë i mirë jo vetëm për integrimin por mund të zhvillojë edhe vetë vendet.
Një pyetje tjetër që lidhet me Brexit, këtu është temë shumë e rëndësishme dhe po merr shumë vëmendje, është më e dobët Europa pas largimit të Britanisë, apo do të rikthehet përsëri?
Para së gjithash, Breksit ishte një rrëmuj dhe diçka e gabuar. Për ne nuk ishte normale të votonim largimit dhe të shikonim kolegët tanë të largohen, ku shumë prej tyre kanë punuar që të qëndrojnë.
Por nga ana tjetër shikojmë se mbështetja për Bashkimin Europian nga shtetet e tjera është edhe më e madhe, pra Breksit mund të jetë edhe shtysë për vendet e tjera, që po punojnë më shumë me njëra tjetrën. Të gjithë e kanë parë dhe kuptuar se s’ka alternativë më të mirë se BE, ka disa probleme disa sfida, por është më mirë të jemi bashkë dhe të punojmë brënda Bashkimit Europian. Gjithashtu është një mundësi për ne tani, të kemi zhvillime në Unionin.
Një tjetër aspekt që po merr shumë vëmëndje këtu në Bruksel, është marrëveshja e gjelbër, çfarë mund tit hemi publikut shqiptar për këtë?
Për në marrëveshja e gjelbër, do të thotë që brënda pak vitesh ta kthejmë kontinentin Europian në një rajon, më miqësor me natyrën seç janë shtetet tona. Ka shumë sfida që lidhen me transformimin e industrisë tonë, por kur dëgjon ekspertët dhe shkencëtarët për impaktin që kanë ndryshimet klimatike. Pra nuk ka vetëm elementin e klimës, por edhe social dhe ekonomik që kërkojnë të adresohen.
Për ne është shumë e rëndësishme, të kemi të gjithë anëtarët në favor, jo vetëm një shtet, na duhet mbështetja e shteteve që kthehen në pro dhe mos te jen neutral siç ka ndodhur në Danimarkë apo në Hollandë. Për ne nuk është vetëm çështje që lidhet me ambientin por edhe sociale dhe ekonomike. Duhet të jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi gjithë pyetjeve dhe shqetësimeve që ngrihen.
A shikoni se ka vullnet të qartë politik për këtë sfidë për ta përballuar si një Europë e Bashkuar?
Është një pyetje që lidhet me betejen politike, që e bëjmë përditë edhe në Parlamentin Europian. Edhe vetë zonja Von Der Leyen tha se marrëveshja e gjelbër është një nisje shumë e mirë. Ne duhet të luftojmë më shumë për të përfshirë edhe elementët social në këtë marrëveshje, sepse nëse nuk e bëjmë atëherë do të jetë një marrëveshje e dobët. Ne duhet të punojmë për ta përfshirë dimensionin social në të, por edhe nëse nuk do ta arrijmë kjo është demokracia, duhet të punojmë në një dejtim dhe të gjëjme kompromise në mënyrë që të kemi sukses në të.
Si mendoni se do të jetë sfida kryesore për BE pas largimit të Britanisë?
Padyshim që do të jetë përsëri raporti me Britaninë, pasi duhet t’ju japim një prespektivë të qartë shtetasve atje për t’ju bashkuar përsëri BE më vonë. Duhet gjithashtu të gjejmë se cili do të jetë pozicioni i Europës në Botë, ne mund të shikojmë SHBA, Kinën, Rusinë, pra sfida të ndryshme por pa harruar edhe sfidat dixhitale, ku Europa duhet të gjej rolin e saj të ri në këtë atmosferë botërore. Ne duhet të gjejmë përgjigje pasi Bota siç ne e njohim me elementët e saj të ndryshëm po vdes.
Kam një pyetje të fundit zoti Andresen, unë shikoj se ka dy realitete në BE, kemi një Këshill që është shumë konservativ dhe një Europarlament që është shumë I hapur dhe inovativ, pse është e vështirë të kemi një qëndrim të unifikuar?
Është një pyetje shumë shumë e rëndësishme, nëse do ta kisha përgjigjen do të isha një njeri shumë I pushtetshëm. Por ju keni të drejtë, ne në Parlament, kemi opinione të ndryshme por përpiqemi dhe punojmë sëbashku. Madje kemi ofruar edhe zgjidhje innovative për këtë, ku kemi 60% të Parlamentit të ri. Kemi disa grupime të vjetra të forta që kanë humbur zgjedhjet apo mahzorancës.
Ndërsa në Këshill, proceset janë më burokratike dhe më administrative. Por shpresa ime është që gjërat do të ndryshojmë në këshill dhe në disa shtete Europiane, për të mos qëne kaq burokratik, ne duhet të ndryshojmë disa aspekte për të zhvilluar të ardhmen tonë të përbashkët.
Zoti Andresen, ju falenderoj për kohën tuaj ishtë kënaqësi.
Faleminderit juve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.