“Europa duhet të koordinohet” – Le Maire: Duhen stimuj gjigantë ekonomikë përballë Covid-19
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se Europa duhet të hartojë një plan të stimujve gjigantë ekonomikë, për t’i bërë ballë ndikimit të koronavirusit. Apeli i ministrit francez për një aksion të koordinuar, reflektoi të njëjtat thirrje nga Italia, që është vendi më i goditur në Europë.
“Europa duhet të vërtetojë efektivitetin politik. Unë pres përgjigje të madhe dhe të koordinuar nga Europa, në mënyrë që të shmanget rreziku i një krize ekonomike pas epidemisë. Mendoj se do të ketë një thënie ‘përpara dhe pas koroanvirusit’ në ekonominë botërore”, është shprehur Bruno Le Maire, Ministri francez i Financave.
Bruno Le Maire shtoi se ministrat e financave të Eurozonës nuk duhet të humbasin kohë në takimin e të Hënës së ardhshme dhe të bien dakord mbi një plan të stimujve
“Unë do të propozoj një serë masash buxhetore dhe fiskale që do të vijnë në formën e një plani të koordinuar të stimujve, ç’ka do të mundësojë nxitjen e aktivitetit ekonomik”, shtoi ai.
Franca mbajte 1,126 persona të infektuar dhe regjistroi 19 të vdekur deri në nisje të Javës dhe përhapja po ndikon tek ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës. Ndërkohë që mbledhjet në publik janë anuluar dhe shifrat e turizmit kanë prekur dyshemenë, ministri tha se virusi mund të ulë rritjen e ekonomisë franceze poshtë 1%-shit në 2020-n. Banka e Francës vlerësoi se ekonomia do të ngecë në tremujorin e parë dhe paralajmëroi për një ngadalësim të ashpër si pasojë e koronavirusit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.