Europa nuk ka rivalë – Mjetet motorike, sufiçiti tregtar në 128.2 mld euro

Në vitin 2016, Bashkimi Europian eksportoi mjete motorike në vlerën e 192 miliardë eurove, ndërkohë që importoi vetëm 77 miliardë euro, ose 40% të eksporteve. Kjo përkthehet në një suficit tregtar prej 128.2 miliardë eurosh.
Gjatë periudhës 2013-2016, eksportet janë rritur me një hap prej 2% çdo vit, ndërkohë që importet janë rritur me 14%.
Thuajse gjysma e importeve ndërkohë kanë ardhur nga Turqia 20%, Japonia 19% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës 14%.
Në kategorinë e mjeteve motorike, makinat përbëjnë 65% të eksporteve dhe 50% të importeve. Pjesët e makinave dhe aksesorët zënë 27 dhe 22% të tregut respektivisht. Gjermania zë 53% të totalit të eksporteve.
Me një suficit tregtar në 83 miliardë euro, Gjermania nuk ka rivalë. Berlini është edhe importuesi më i madh në Europë, me një të katërtën e totalit.
Sa i përket eksporteve ndërkohë, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor tregtar, me 48 miliardë euro, ose 25% të totalit. Kina zë vendin e dytë e më pas ndjek Turqia.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.