750 mijë europianë emigrojnë për në Britani pas Brexit. Ja nga cilat vende vijnë
Më shumë se 750,000 shtetas të Bashkimit Evropian kanë aplikuar për të qëndruar në Britani pasi ajo të shkëputet nga blloku, tha të enjten ministri i brendshëm Sajid Javid.
Çështja se çfarë do të ndodhte me më shumë se 3 milionë shtetasit e BE-së që jetonin tashmë në Britani, ishte një nga të parat që do të trajtohej në bisedimet e divorcit me bllokun. Britania ka thënë se qytetarët e BE-së kanë të paktën deri më 31 dhjetor 2020 kohë për të aplikuar për “vendosjen e statusit” nëse miratohet ose jo marrëveshja e daljes nga BE.
Britania aktualisht duhet të largohet më 31 tetor, por Kryeministrja Theresa May po largohet në mënyrë të parakohshme pas dështimit të planit të saj Brexit, ndërkaq ata që po konkurrojnë për ta zëvendësuar atë, janë skeptik në faktin nëse do të kërkojnë ndryshime në atë marrëveshje apo jo.
“Qytetarët e BE janë miqtë tanë, fqinjët dhe kolegët që kontribuojnë aq shumë në këtë vend. Cilido qoftë rezultati i Brexit, ne duam që ata të qëndrojnë, “tha Javid në një deklaratë, duke shtuar se skema deri më tani kishte parë 750,000 aplikime.
Sipas Skemës së BE-së, shtetasit europian që kanë jetuar në Britani për pesë vjet mund të marrin statusin e përhershëm, duke u dhënë atyre të drejta të njëjta për të punuar, studiuar dhe për të përfituar shërbimet që aktualisht kanë.
Ja lista e 10 shteteve kryesore që kanë aplikuar për të qëndruar në Britani:
- Poloni 103,200
- Rumania 89,800
- Itali 70,800
- Portugali 52,400
- Spanjë 41,800
- Bullgaria 34,700
- Lituania 26,800
- Francë 26,500
- Gjermani 22,200
- Holanda 20,900
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.