Eurostat: Covid rëndon flukset turistike në të gjitha vendet europiane!
Në vitin 2021, flukset turistike të të gjitha vendeve evropiane janë ende të shënuara thellë nga pandemia Covid-19 e cila ka kufizuar rëndë lëvizjen e njerëzve. Eurostat vlerëson, në fakt, se numri i netëve të kaluara (prezenca) në objektet e akomodimit në Bashkimin Europian është afërsisht 1.1 miliardë në tetë muajt e parë të 2021, një vlerë e ngjashme me atë të së njëjtës periudhë në 2020., por rreth 50% më e ulët se në vitin 2019, një vit para pandemisë.
Ndër vendet që tregojnë uljen më të madhe të pranisë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë Malta (-65,4%), Letonia (-58,7%), Hungaria (-57,8%) dhe Portugalia (-56,2%).
Më pas vjen Spanja e cila me një rënie prej 54.6%, humbet pozitën e parë në renditjen evropiane për numrin e paraqitjeve dhe ia lë vendin Italisë (në pozitën e parë në 2021) dhe Gjermanisë (në vendin e dytë).
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.