Eurozonë, humori i investitorit – Indeksi i Sentix shënon nivelin më të lartë në 10 vite
Besimi i investitorëve në Eurozonë është përmirësuar sipër pritshmërive për muajin Mars, duke shënuar nivelin më të lartë në 10 vite, pasi shqetësimet se rreziqet politike globale do të ndalojnë vrullin ekonomik janë reduktuar.
Indeksi për Eurozonën i grupit të hulumtimeve mbi tregjet e kapitalit me seli në Frankfurt, Sentix, është rritur në 20.7 pikë, që është niveli më i lartë që prej muajit Gusht 2007.
Sentix ka anketuar 1,081 investitorë në datat 2-4 Mars. Analistët prisnin që shifra të arrinte në 18.5 pikë. Sipas kompanisë hulumtuese, të gjithë komponentët për rajonet ekonomikë globalë janë rritur, për rrjedhojë, kërcënimet e mundshme për një ngadalësim të vrullit ekonomik janë larguar.
Shqetësimet u shtuan në muajin Shkurt, ku indeksi ranë 17.4 pikë nga 18.2 që ishte në Janar, për shkak të veprimeve të mundshme politike të administratës së re në SHBA. Një nën-indeks që mat vlerësimin e investitorëve të situatës aktuale në Eurozonë u rrit gjithashtu në nivelin më të lartë në 6 vite.
Treguesi që ndjek ekonominë më të madhe të Europës u rrit në 34.1 nga 31.3 që ishte në Shkurt. Sipas grupit hulumtues gjerman, Sentix, moto e Donald Trump “Make America Great Again” po jep një efekt.
Aksionet amerikane janë rritur në nivele rekord që prej zgjedhjes, ndërsa ai premtoi të heqë rregullatorët e paraqitura në krizën financiare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.