Evazion fiskal për organizatat kriminale – Policia arreston 39-vjeçarin
Policia e Shtetit ka arrestuar në Doganën e Kapshticës, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.H, 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli, dënohet për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Policia e Shtetit tha se arrestimi i shtetasit është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Sipas njoftimit, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.