Evidentohen 3 lokale bastesh në Tiranë, luanin skedina përmes laptopit! 6 procedime penale
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 laptopë.
Referuar njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.
– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.
– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.
Policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin e të gjitha subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet anti-ligjor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.