“Evropa do të ndërtohet mbi kriza” / Përshtatja, një domosdoshmëri e BE-së për të mbijetuar
“Evropa do të ndërtohet mbi kriza”, tha Jean Monnet, babai themelues i asaj që u bë Bashkimi Evropian. Për dekada të tëra, ishte një vlerësim i preferuar i përkrahësve të BE, dhe marrëveshja pandemike e kësaj jave në Bruksel edhe një herë i bën ata të ndjehen të shfajësuar. Gjatë katër ditëve, 27 udhëheqës të privuar nga gjumi, aprovuan obligacionet e para të BE-së të lëshuara bashkërisht. Ky borxh do të financojë atë që është në të vërtetë një mekanizëm sigurimesh për të ndihmuar shtetet anëtare të goditura nga koronavirusi, të tilla si Italia dhe Spanja, duke dëshmuar kështu “solidaritetin” evropian.
Por duke kundërshtuar Monnet dhe trashëgimin e tij intelektuale, shumë skeptikë të BE-së kanë argumentuar prej kohësh se Evropa gjithmonë bën shumë pak, shumë vonë. Kjo ama është një dikotomi false. Integrimi nuk është o po, o jo, o përpara ose prapa, o përparim ose regres”. Përkundrazi, integrimi dhe shpërbërja të dyja ndodhin në të njëjtën kohë.
Kështu që, një mënyrë më e mirë për të parë kornizat e polemikave mund të jetë në analogji me debatin e gjatë në biologjinë evolucionare midis “zvarritjeve” dhe “shpërthimeve”. Biologët e hershëm besojnë se evolucioni është një proces gradual dhe i qetë i përshtatjes. Ata më bashkëkohorët mendojnë se asgjë nuk ndodh për shumë mijëvjeçarë, derisa ngjarjet e papritura prodhojnë ekuilibra të rinj.
Në këtë drejtim, ndryshimet midis BE-së duket se po shkojnë në drejtim të gabuar. Një kategori është ajo ekonomike. Veriu dhe jugu i BE-së kanë vazhduar të divergjojnë që nga kriza e euros dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Marrëveshja e kësaj jave, edhe pse vizioni i saj fillestar për shpërndarjen e granteve fiskale u hollua paksa, nuk do ta ndryshojë këtë.
Një lloj tjetër i zvarritjes negative është edhe më shqetësues. Është divergjenca midis perëndimit dhe lindjes së BE-së në lidhje me vlerat thelbësore evropiane si demokracia, pluralizmi kulturor dhe sundimi i ligjit. Hungaria po shkon drejt autoritarizmit “joliberal” dhe disa nuk e konsiderojnë më një demokraci. Polonia po shkon në të njëjtin drejtim – në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, fituesi i shpallur luftoi një luftë kulturore kundër liberalëve, kozmopolitëve, homoseksualëve dhe lezbikeve, ndër të tjera.
Kjo është arsyeja pse disa liderë perëndimorë të BE-së fillimisht donin të lidhnin marrjen e parave nga Brukseli, qoftë nga buxheti i saj shtatë vjeçar i ardhshëm apo “tepsia” e re e koronavirusit, në përputhje me vendimet e gjykatës më të lartë të BE-së, në Luksemburg, me kritere të tilla si rregulli i ligjit ose liria e shtypit.
A do të thotë kjo BE është e destinuar të hyjë në rezervat fosile, siç kanë bërë shumë lloje më parë? Jo domosdoshmërisht, por ndoshta. Evolucioni nuk ka të bëjë me përmirësimin drejt një ideje fisnike, por përshtatje me realitetin. Nëse BE mbetet e paaftë të përshtatet sa më shpejt, siç e argumentova, ajo do përballet me vështirësi të mëdha që mund ta çojnë deri tek shpërbërja.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Bloomberg, shkrim nga Andreas Kluth, kolumnist.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.