Fabrika e Tesla në Gjermani- Pritet të kushtojë 4.4 miliardë dollarë dhe të punësojë 8,000 persona!
Fabrika e re elektrike pranë Berlinit e gjigantit amerikan Tesla, pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro, sipas mediave gjermane. E ashtuquajtura “Gigafabrika” e re, pritet të ndërtohet në Grünheide, jashtë kryeqytetit gjerman dhe do të jetë e para fabrikë e Tesla në Europë.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, të paktën 3,000 persona do të punësohen në fabrikë, dhe ky numër mund të rritet në 8,000 me kalimin e kohës. Ndërtimi i projektit gjigant pritet të nisë në tremujorin e parë 2020 dhe sipas planit, do të jetë funksional në fund të 2021-shit. Megjithatë, në mënyrë që ndërtimi të fillojë sa më shpejtë, kompania duhet të dorëzojë dokumentat për të siguruar lejet.
Pavarësisht se Tesla planifikon të shpenzojë miliarda tek fabrika e re, kompania amerikane mund të presë rreth 300 miliardë euro subvencione nga Bashkimi Europian. Shefi i Tesla, Elon Musk, lajmëroi planet për të ndërtuar fabrikën e katërt gjigante të kompanisë në Berlin në javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.