Fabrikat në Eurozonë-Aktiviteti më i fortë në 6 vite, ndihmon euron e dobët

Aktiviteti i fabrikave në Eurozonë është përshpejtuar në muajin Shkurt në nivelin më të lartë në 6 vite, ndërkohë që një euro e dobët ka rritur kërkesën për eksporte. Indeksi PMI për Eurozonën, që krijohet përmes sondazheve drejt bizneseve, u rrit në 55.4 pikë në muajin Shkurt, që është niveli më i lartë që prej Prillit 2011.
Sipas analistëve të kompanisë që ndërmerr sondazhet, ky vit ka sjellë një optimizëm te firmat për të ardhmen në nivelin që ka qenë përpara krizës së borxhit të rajonit. Kompanitë po raportojnë kërkesë të fortë brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që euro e zhvlerësuar po nxit shitjet.
Indeksi PMI tregon për një rritje ekonomike prej 0.6% në tremujorin e parë 2017. Eksportet më të mëdha dhe rritja e shpejtë e çmimeve do të mirëpriten nga Banka Qendrore Europiane, që po qëndron në pritje për shkak të zgjedhjeve më vonë gjatë vitit në vendet kryesore të rajonit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.