Facebok nxjerr “Messenger Day” – Mesazhet bëhen tashmë multimediale
Facebook ka bërë sot të disponueshëm për të gjithë botën Messenger Day, një shërbim ku mund të ndash foto me miqtë njëlloj si në Snapchat, Instagram dhe Whatsapp.
Megjithatë shërbimi i ri që bëhet aktiv me përditësimin e Messenger, ka një ndryshim pozitiv. Nëse Snapchat Stories është për të treguar se ç’ke bërë gjatë ditës, Messenger Day të ndihmon të gjesh miqtë dhe të flasësh me ta përmes filtrave “Who’s up for it?” (Kush është i gatshëm?) dhe treguesve se cili nga miqtë është aktiv.
Shërbimi është testuar më parë në Poloni e Australi dhe ka tërhequr miliona përdorues. Platforma e mesazhe tani të lejon të dekorosh fotot e videot, të cilat zhduken pas 24 orësh.
Nëse Day do të ketë sukses, ajo mund të inkurajojë komunikimin pamor falë edhe kamerës së përmirësuar.
Zëvendëspresidenti i mesazheve në Facebook, David Marcus tha se me shumë mundësi Messenger do të vendosë reklama midis postimeve, për t’u shndërruar kështu në një nga burimet e para të të ardhurave të platformës.
Me një shërbim të ngjashëm edhe në WhatsApp, Instagram dhe Facebook, është aplikacioni Snapchat që do të dëmtohet më tepër. Filozofia e Facebook tregon se një shërbim madhor, shumë i vlefshëm për përdoruesit nuk duhet të dekurajojë kompanitë për ta “kopjuar”, paçka asaj që thonë kritikët.
Ndër filtrat e rinj përfshihen ngjitëse për fotot, korniza të ndryshme dhe plot opsione të tjera. Day aksesohet nga butoni rrethor në mes poshtë tek Messenger.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.