Facebook bllokon faqen e presidentit Maduro – Shkak bëhet ilaçi “mrekullibërës’’ që shëron Covid-19
Facebook ka ngrirë faqen e Presidentit Venezuelës Nicolas Maduro për shkeljen e politikave kundër përhapjes së dezinformatave në lidhje me COVID-19 duke promovuar një ilaç, i cili është i pa testuar, se mund të shërojë virusin, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë.
Në janar, Maduro, ka promovuar gjithashtu, një ilaç oral, që prodhohet nga trumza, si një medikament ‘’mrekullibërës’’ që neutralizon koronavirusin pa efekte anësore, një pretendim që mjekët thonë se nuk mbështetet nga shkenca.
“Ne ndjekim udhëzimet nga OBSH, që thotë se aktualisht nuk ka ilaçe për të shëruar virusin dhe për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne gjithashtu po ngrijmë faqen për 30 ditë’’ – ka deklaruar zëdhënësi i Facebook për Reuters.
Maduro në video thotë se Carvativir, të cilën ai e quan “pika mrekullie” të mjekut të Venezuelës, të shekullit të 19-të Jose Gregorio Hernandez, mund të përdoret në mënyrë parandaluese dhe terapeutike kundër koronavirusit. Administratorët e faqes u njoftuan për shkeljen e politikave, tha zëdhënësi i Facebook. Llogaria e Maduro në platformën e mediave sociale për ndarjen e fotove në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, nuk do të preket.
Ministria e Informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Maduro, në të kaluarën ka thënë se ai dhe aleatët e tij janë trajtuar padrejtësisht nga kompanitë e mediave sociale.
Shifrat zyrtare të Venezuelës sa i takojnë rasteve me Covid-19, vijojnë të mbeten të larta dhe ende dyshohet se mund të ketë më shumë të infektuar të cilët nuk janë zbuluar ende për shkak të testimit të kufizuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.