Facebook fillon testimin e statuseve që zhduken me kalimin e kohës

Tashmë Facebook ka filluar me testimin e statuseve që zhduken me kalimin e kohës.
Në përpjekje për të fituar përdoruesit të cilët janë fokusuar drejt platformave si Snapchat dhe Twitter, Facebook do të shtojë një opsion të tillë.
Sipas Buzzfeed ky opsion quhet “temporary profile status.” Prej kohësh rrjeti social kërkon mënyra sesi ti angazhojë përdoruesit e saj nisur nga shqetësimet se janë më të prirur të publikojnë në Snapchat sesa platformat e Facebook.
“Njerëzit do të kenë mundësinë të caktojnë një datë për fshirjen e statusit të tyre dhe gjithashtu mund të zgjedhin nëse duan të shfaqet në News Feed apo vetëm në profilin e tyre “.
Së fundi kompania lançoi historitë ikonike të Snapchat në Messenger dhe kanë rezultuar një përpjekje thuajse e pasuksesshme.
Gjithashtu solli videot Live të cilat kanë rezultuar më popullore.
“Jemi duke testuar një përditësim i cili lejon përdoruesit të ndajnë statuse të përkohshme në profilet e tyre duke u treguar miqve të tyre sesi ndihen në moment,” tha Facebook.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.