Facebook, Instagram, WhatsApp ndaluan së punuari – Çfarë ka shkuar keq?
Dhjetëra mijëra përdorues janë ankuar se aplikacionet dhe faqet e internetit nuk ngarkojnë përmbajtje, duke përfshirë statuse, fotografi apo video.
Nga ana tjetër, përdoruesit e ‘WhatsApp’ janë shprehur se mesazhet nuk arrijnë as t’i dërgojnë dhe as t’i marrin.
Ndjekësi i trafikut online, ‘Down Detector’, filloi regjistrimin e disa qindra ankesave në lidhje me ‘Instagram’ në orën 14:00, pasditen e së mërkurës.
‘Facebook’ ka konfirmuar për prestigjiozen ‘The Sun’ se ka një problem me aplikacionet e veta dhe se po punon sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u kthyer në funksionalitetin e zakonshëm.
Sipas të dhënave, problemi ka qenë i përqendruar kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën Qendrore. Megjithatë, ‘Facebook’ nuk ka zbuluar saktësisht se çfarë ka shkuar keq.
Por, ndërprerja masive nuk është një surprizë; ‘Facebook’ zotëron ‘Instagram’ dhe ‘WhatsApp’ dhe ndan sistemet në të tre aplikacionet përkatëse.
Pra, çdo herë që ‘Facebook’ ka probleme, gjasat janë që të ndikojë edhe tek dy aplikacionet e tjera.
Burimi: The Sun
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.