Facebook kërkon të bëjë seriale – Nis bisedimet në Hollywood

Facebook është në bisedime me disa studio në Hollywood për të prodhuar një sërë shfaqjes televizive, me qëllimin për të prezantuar në fund të verës një programim origjinal.
Gjigandi i rrjetit social ka nënkuptuar se është i gatshëm të caktojë buxhete produksione deri në 3 milionë dollarë për episod, thanë për Wall Street Journal burime nga agjencitë e talenteve të Hollywood-it.
Facebook shpreson të targetojë audienca nga moshat 13-34, me një fokus të veçantë tek ata 17-30 vjeç. Sipas raportimeve, kompania ka bërë gati një serial dramatik mbi lidhjet të quajtur “Strangers” – “Të huaj”, si edhe një game show të qujatur “Last State Standing” – Shteti i fundit në këmbë”.
Ndryshe nga kompanitë e tjera teknologjike si Netflix dhe Amazon që nxjerrin sezonin e tërë, Facebook pritet të nxjerrë episiodet në një mënyrë tradicionale.
Madje kompania është e gatshme të ndajë të dhënat e shikuesve me Hollywood, shkruan WSJ.
Në një përpjekje të ngjashme është futur edhe Apple, e cila punësoi më herët gjatë muajit dy bashkë presidentët e Sony Pictures Television. Kalimi i shumëpritur i Apple në botën e serialeve origjinale televizive ndodhi javën e kaluar, me një shfaqje të quajtur “Planet of the Apps”, një shfaqje pa skenar që flet për zhvillues aplikacionesh që përpiqen të kuriozojnë mentorë të famshëm me një ofertë 60-sekondëshe në një ashensor.
E ardhmja e programacionit të Apple përfshin edhe një adaptim të segmentit ”Carpool Karaoke” të komedianit James Corden.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.