Facebook lançon një opsion në funksion të lajmeve – Akses falas për një numër të caktuar artikujsh, pjesa tjetër me pagesë

Ditën e enjte rrjeti social Facebook tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me 10 publikues të shquar përfshirë këtu Washington Post dhe The Economist.
Kjo marrëveshje konsiston në testimin e abonimeve me pagesë ku përdoruesit do të kenë akses falas për një numër të caktuar artikujsh ndërkohë që pjesa tjetër e artikujve do të ketë opsionin me pagesë.
Ky veprim është një ndryshim i strategjisë së rrjetit social më të madh në botë i cili nga përpjekja për të mbajtur përdoruesit në platformë dhe pritet të ndihmojë organizatat mediatike të rifitojnë imazhin e tyre pas përhapjes së lajmeve të rreme.
Gjithashtu kjo mund të ndikojë në zbutjen e marrëdhënieve me disa botues artikujt e të cilëve shpërndahen në më shumë se 2 milionë përdorues kështu që ata e kanë të vështirë të tërheqin abonentë me pagesë.
Facebook tha se nuk do të marrë asnjë qindarkë nga abonimet me pagesë. Ndërkohë që një ekzekutiv i News Corp u shpreh se 10 artikuj falas janë shumë.
“Është më shumë për të dhënat dhe për të mbetur në kontroll të strategjisë sonë të anëtarësimit”.
Por këta artikuj do të përzgjidhen nga vetë kompania dhe pasi të jenë konsumuar do ti kërkohet lexuesit të blejë një abonim nga uebsajti për akses të plotë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.