Facebook “mbron” Trump, por dëmton marrëdhëniet me bizneset – Zhgënjime ka dhe nga drejtuesit e shoqërisë civile
Qëndrimi i Facebook mbi retorikën e dhunshme të Presidentit Trump është nën sulm, nga jashtë dhe brenda.
Kompania është nën zjarr të vazhdueshëm për vendimin e saj për të lënë një postim nga Presidenti Trump në lidhje me protestat e George Floyd në Minneapolis. Në postim, Trump kërcënoi të fuste ushtrinë amerikane dhe përdori shprehjen e diskutueshme: “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”.
CEO i Facebook Mark Zuckerberg dhe COO Sheryl Sandberg ndanë një telefonatë me drejtuesit e të drejtave civile dhe nuk arritën të lënë përshtypje.
“Ne jemi të zhgënjyer dhe të tronditur nga shpjegimet e pakuptueshme të Markut për lejimin e postimeve të Trump”, thanë grupet në një deklaratë të përbashkët.
Në të njëjtën ditë, qëndrimi i Facebook filloi të dëmtojë marrëdhëniet e tij të biznesit.
Platforma Talkspace njoftoi se po tërhiqej nga një partneritet i mundshëm me Facebook. “Ne nuk do të mbështesim një platformë që nxit dhunën, racizmin dhe gënjeshtrat”, është shprehur CEO i Talkspace Oren Frank.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.