Facebook mbron veten kundër kritikave që i bëhen rrjetit social
Facebook Inc ditën e djeshme u ktheu goditjen studiuesve shkencorë dhe industrisë së teknologjisë për kritikat që I kanë bërë rrjetit më të madh të mediave sociale në botë për transformimin se si njerëzit sillen dhe shprehin emocionet.
Rrjeti social në një postim në blogun e korporatës, tha se mediat sociale mund të jenë të mira për mirëqenien e njerëzve nëse teknologjia përdoret në një mënyrë aktive, si psh mesazhet me miqtë në vend të përdorimit pasiv, si postimet e njerëzve.
Ishte hera e dytë këtë javë që Facebook kishte publikuar një kundërshtim të tillë, duke sinjalizuar një gatishmëri të re për të mbrojtur një model biznesi që përkthen vëmendjen e përdoruesve në të ardhura nga reklamat.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.