Facebook planifikon të ndryshojë emrin – The Verge: Do të përqendrohet tek bota e re virtuale, “Metaverse”
Facebook, që ndodhet nën akuza nga rregullatorët dhe politikanët mbi praktikat e biznesit, po planifikon të ndryshojë paraqitjen, me një emër të ri që do përqëndrohet tek metaverse, sipas portalit të teknologjisë në SHBA, The Verge. Ndryshimi i emrit do lajmërohet javën e ardhshme, raportoi The Verge, duke përmendur burime me njohri direkte me çështjen. Kjo lëvizje pritet ta pozicionojë aplikacionin si një prej disa produkteve nën kompaninë mëmë që mbikqyr marka si Instragram dhe Whatsapp, sipas raportit.
Google përshtati një strukturë të tillë kur u riorganizua në një kompani të quajtur Alphabet. Facebook bëri të ditur se nuk komenton ndaj “zërave apo spekulimeve”. Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka folur për metaverse, një botë dixhitale ku njerëzit mund të lëvizin mes pajisjeve të ndryshme dhe komunikojnë në një mjedis virtual.
Kompania ka investuar bindshëm tek realiteti virtual dhe realiteti i shtuar, duke zhvilluar pajisje si Oculus VR dhe duke punuar me syzet AR. Kjo botë virutale, e përmendur për herë të parë në një novel 3 dekada më parë, është popullore në Silicon Valley dhe është folur edhe nga firma të tjera si Microsoft. Zuckerbeg planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në një konferencë vjetore të kompanisë më 28 Tetor, por mund të ndodhë edhe më herët, sipas the Verge.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.