Facebook sjell ikonën e re paralajmëruese për lajmet e rreme

Facebook nuk tregon më ikona të kuqe paralajmëruese pranë lajmeve të rreme të shpërndara, pasi është shprehur se kjo metodë nuk ka funksionuar siç duhet.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Facebook filloi të shfaqte një paralajmërim për artikujt ‘e diskutueshëm’, pranë këtyre të fundit. Por, tani ai do të shfaqë një seksion të ri ‘artikuj të ndërlidhur’ pranë lajmeve të diskutueshme.
Lidhur me ikonën e kuqe që tregohej më parë për artikujt të cilëve u vihej në diskutim vërtetësia, Tessa Lyons tha në një postim se vendosja e një imazhi të fortë, si një flamur i kuq, mund të nxisë besim të thella, pra, efektin e kundërt të asaj që synojmë.
Në vend që të shfaqet një ikonë paralajmëruese pranë artikujve të postuar të evidentuar si ‘të dyshimtë’, Facebook ka menduar të shfaqë pranë tyre një ‘menu’ (Related Articles – Fact Checker) me lajme të tjera të ngjashme për të kontrolluar faktet.
Facebook tha se e kishte testuar këtë qasje dhe arrit që këto artikuj të shpërndaheshin më pak herë. Kritikët thonë se rrjeti social duhet të përballet me rregullimin nëse nuk trajton përhapjen e keqinformimit dhe propagandës.
“Ajo që Facebook po përpiqet të bëjë është t’i përgjigjet presionit që duhet të trajtohet si botues, sesa si një platformë”, tha Tim Luckhurst, profesor i gazetarisë në Universitetin e Kent.
“Unë mendoj se ky argument është i kotë, ata janë një botues, prandaj nuk është e mjaftueshme t’u ofrosh njerëzve një menu të tregimeve të tjera të ngjashme,” përfundoi ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.