Facebook, sundon botën e aplikacioneve mobile
Nëse një prej sfidave më të mëdha që Zuckerberg ka pasur në fillimet e tij ishte mobiliteti, atëherë mund të themi se ai ia ka dalë mbanë për mrekulli.
Këtë nuk e tregojnë vetëm të ardhurat, por edhe aplikacionet më popullore në botë. Këtë javë Facebook tha se Messenger kishte 1.2 miliard përdorues aktivë në muaj.
Vetë rrjeti social ka 1.7 miliard përdorues mobil, ndërsa shërbimet të tjera në pronësi të kompanisë kanë patur po të njëjtin sukses. WhatsApp ka 1.2 miliard përdorues ndërsa Instagram mëse 600 milion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.