Fadromat zbresin në bregdet – IKMT në aksion për pastrimin e inerteve në jug të vendit
Sipas njoftimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimi i inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit.
IKMT bën me dije se aksioni është ndërmarrë pas prishjes pak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e këtij organi si dhe gjithashtu në zonën ku po ndërhyhet aktualisht kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora.
“Pavarësisht këtij aksioni në Orikum, IKMT nuk ka ndërprerë, por ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, dhe prej pak javësh edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit,” vazhdon njoftimi i IKMT.
Lungomarja në Orikum, IKMT aksion për pastrimin e inerteve
Lungomarja në Orikum, IKMT aksion për pastrimin e inerteveInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit. Aksioni është ndërrrmare pas prishjes pak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e IKMT. Në zonën ku po ndërhyn aktualisht IKMT, kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora. Pavarësisht këtij aksioni në Orikum, IKMT nuk ka ndërprerë, por ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, dhe prej pak javësh edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit.
Posted by Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT on Wednesday, June 3, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.