Faktet që tregojnë se bota po bëhet më mirë dhe jo më keq
Bota po bëhet më mirë
Shpesh herë ne nuk i vlerësojmë fushat në të cilat jetët tona po përmirësohen dhe njëra nga këto është koha e lirë. Njerëzit punojnë 20 orë më pak në javë në krahasim me paraardhësit e tyre të epokës Viktoriane dhe për shkak të pajisjeve teknologjike ata kursejnë kohë.
Për shembull, larja e rrobave nga gratë. Në atë kohë, një gruaje i merrte një ditë në javë i gjithë procesi i rrobave. Ndërsa në ditët e sotme nevojitet vetëm disa orë në javë. Pra, një ditë e tërë jave është kthyer në jetët e njerëzve.
Bota po bëhet më e zgjuar
Mund të duket e vështirë për ta besuar, por njerëzimi po bëhet më i zgjuar. Ka ndodhur një fenomen në të cilin pikët e koefiçientit të inteligjencës janë rritur me 3 pikë për dekadë për një shekull. Kështu që, njerëzit në ditët e sotme janë 30 pikë më të zgjuar se paraardhësit e tyre. Kjo për shkak të mënyrës së të ushqyerit, rritjes së arsimimit dhe përhapjes së ideve.
Në ditët e sotme, njerëzit më të arsimuar e dinë se çfarë do të thotë “zero sum” apo “trade off”. Ide të cilat erdhën nga teoria akademike abstrakte disa shekuj më parë por tani janë pjesë të pranuara nga njerëzit dhe kjo na bën ne më të zgjuar.
Një tjetër fushë në të cilën jeta duket qartë që është përmirësuar është qasja më kulturën. Ne mund të gjejmë çfarëdo lloj filmi që jemi të interesuar, mund të kemi akses me cilësi të lartë, foto me ngjyra të çdo lloj arti, mund të dëgjojmë performanca të mëdha dhe mund të shkarkojmë muzikë të çdo lloj zhanri. Thjesht me një pajisje që mund ta mbani në xhepin e xhaketës.
Bota po bëhet më e barabartë
Ka patur shumë diskutime rreth rritjes së pabarazisë në vendet e zhvilluara si Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës por është e lehtë të harrosh faktin që në të gjithë planetin pabarazia është rritur sepse ka pasur një përmirësim të madh në fatet e këqija të njerëzve.
Varfëria ekstreme e përcaktuar si shuma minimale e të ardhurave të nevojshme për të ushqyer veten dhe familjen ka rënë. Rreth 200 vite më parë, 90% e botës u njoh me varfërinë ekstreme. Ndërkohë tani ka rënë në më pak se 10%. Rreth 90% e botës nuk ka më varfëri ekstreme. Për shkak të kësaj rritjeje, vendet më të varfëra janë duke u pasuruar më shpejt sesa vendet që kanë qenë të pasura dhe si rezultat pabarazia e matur në planet si një e tërë ka rënë.
Por për të njohur faktet e përparimit njerëzor: fakti që po jetojmë më gjatë ose më pak prej nesh janë të varfër, më pak fëmijë humbasin jetën, më pak nëna vdesin gjatë lindjes nuk do të thotë që çdo gjë, kudo, po bëhet në mirë. Kjo do të ishte magjike jo progres. Dhe në të njëjtën kohë kur kemi shijuar progresin, ka ende sfida të pazgjidhura.
Ekziston rreziku i dëmtimit të ndryshimeve të dëmshme klimatike nga emetimi i gazrave serë. Ky është kërcënimi më i tanishëm i luftës nukleare. Ka rritje të lëvizjeve joliberale siç është autokracia dhe nacionalizmi. Këto janë të vlefshme për shqetësimin tonë.
Nuk duhet të dorëzohemi. Nuk duhet të jemi fatalistë dhe të supozojmë se jemi të dënuar pa marrë parasysh se çfarë bëjmë. Kërkoni zgjidhjet më të mira dhe energjikisht zbatojini ato.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.