Fakti interesant / Bitcoin harxhon më shumë energji elektrike se e gjithë Argjentina
Bitcoin përdor më shumë energji elektrike çdo vit sesa e gjithë Argjentina, sugjeron analiza nga Universiteti i Kembrixhit.
“Miniera” për kriptovalutën është e etur për energji, duke përfshirë llogaritjet e rënda kompjuterike për të verifikuar transaksionet.
Studiuesit e Kembrixhit thonë se harxhon rreth 121.36 teraëat orë (TËh) në vit – dhe nuk ka gjasa të bjerë nëse vlera e monedhës nuk bie.
Kritikët thonë se vendimi i firmës së makinave elektrike Tesla për të investuar shumë në Bitcoin dëmton imazhin e saj mjedisor.
Por rritja e çmimit ofron edhe më shumë nxitje për minatorët e Bitcoin për të drejtuar gjithnjë e më shumë makineri.
Dhe ndërsa çmimi rritet, kështu rritet edhe konsumi i energjisë, sipas Michel Rauchs, studiues në Qendrën e Kembrixhit për Financa Alternative, i cili bashkë-krijoi mjetin në internet që gjeneron këto vlerësime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.