Fakultetet e edukimit – Këtë vit maturantë vetëm me mesatare mbi 7

Të gjithë maturantët që do të regjistrohen këtë vit pranë fakulteteve të edukimit duhet ta kenë mesataren mbi 7. Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla në një takim ne rektorë dhe dekanë në kuadër të reformës në arsim, e cilësoi të nevojshme përzgjedhjen e maturantëve më të mirë për rritjen e cilësisë. Ndërsa theksoi se për mësuesit të cilët janë në sistem do i nënshtrohen kualifikimeve.
Krahas mesatares për maturantët që do zgjedhin mësuesinë, ministrja u ndal edhe në përafrimin e kurrikulave të fakulteteve të edukimit.
Lidhur me pagat e mësuesve, Nikolla u shpreh se brenda mandatit do të rriten me 40%.
Aktualisht 65 % e maturantëve që zgjedhin mësuesinë e kanë mesataren nën 8, 23% e tyre nën notën 7 dhe vetëm 12% janë maturantë cilësor, me mesatare mbi 8.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.