Fakultetet “under construction”! Hapen 4 tendera për rikonstruksionin e Arkitekturës, Politeknikut, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeologji Minierave
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë hapur këtë të premte 4 tendera për rikonstruksione në ambientet e fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Afati për dorëzimin e ofertave mbyllet me 24 dhjetor.
Tenderi i parë i shpallur është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Gjeologji Minierave. Fondi limit është 2.7 milionë lekë.
Tenderi i dytë është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës me një fond limit 4.6 milionë lekë ndërsa tenderi i tretë është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës me fond limit 11.5 milion lekë.
Tenderi i katërt është ai për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit me fond limit 4.1 milion lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.