Fakulteti i Ekonomisë, Korbi: Shtim kuotash pasi tregu kërkon më shumë ekonomistë

Kërkesa e tregut për më shumë ekonomistë si dhe kapacitetet e mjaftueshme të fakultetit të ekonomisë kanë ndikuar edhe në kërkesën e këtij të fundit për shtim kuotash me 100 vende më shumë për vitin e ri akademik.
Zv. dekani i Fakultetit të Ekonomisë Alban Korbi ka theksuar se pavarësisht shtimit të kuotave tarifat në këtë fakultet do të qëndrojnë të pandryshuara, për nivelin bachelor 35 mijë lekë dhe 100 mijë lekë për nivelin master.
Burime të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se vendimi për shtimin e kuotave në disa fakultete do të bëhet zyrtar edhe nga kjo ministri, ndërkohë që lidhur me aktet nënligjore të ligjit për arsimin e lartë ministria e arsimit bën me dije se janë ende në proces ndryshimi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.