Falsifikim pasaportash dhe vizash – Policia arreston në flagrancë 5 shtetas
Policia e Shtetit njofton se nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.
Sipas njoftimit po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- I.A., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave të cilët rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” pasi me datë 25.07.2021, shtetasi I. A., 39 vjeç, i ka vjedhur një aparat celular shtetasit R. M., dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. L;
- H.D., 38 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit I. A dhe një aparat celular shtetasit G. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 63 vjeç, pasi i ka vjedhur disa sende personale shtetases M. B si dhe gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera në Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.