Fama e Drake ka një ndikim prej 440 milionë dollarësh në ekonominë e Torontos

Ka plot gjëra që të vijnë në mend kur kujton emrin e reperit kanadez Drake dhe një prej tyre është edhe vendlindja e tij, Toronto. Gjatë procesit së kurorëzimit të tij si një këngëtar me famë botërore, Drake ka rritur të japë një frymë të re edhe për imazhin e qytetit.
Mbështetja e tij për ekipin e basketbollit Toronto Raptors e ka bërë atë shumë popullor, ndërkohë që prej famës së këngëtarit kanë përfituar edhe një numër i madh restorantesh dhe biznesesh në qytet. Drake gjithashtu e përdor markën e tij për të bërë të njohur për publikun një numër të madh artistësh nga Toronto.
Influenca e Drake është e dukshme, por për Toronton ai vlen më shumë se një shtysë kulturore: ai vlen qindra miliona dollarë.
Efekti Drake është ndjerë në të të gjithë qytetin. Shitjet e biletave për të parë ndeshjet e Toronto Raptors janë rritur ndjeshëm. Restoranti ku ai ka xhiruar një videoklip ka rezervime të rregullta nga njerëz që duan të ulen në tavolinën e Drake. Po ashtu kanë përfituar restorante, palestra, madje edhe dyqane elektronikesh.
Një raport i fundit ka llogaritur këtë ndikim dhe ka arritur në përfundimin se Drake vlen 440 milionë dollarë për ekonominë e Torontos. Me pak fjalë ai vlen sa 5% e industrisë së turizmit të qytetit, e cila arrin në 8.8 miliardë dolarë.
Ndikimin pozitiv e ka pranuar edhe një këshilltar i qytetit, i cili pranon se efekti Drake e ndihmon të sigurojë investime të huaja direkte për qytetin. Së fundmi Toronto falë mbështetjes dhe prezantimit të Drake do të organizojë një konferencë teknologjie, e cila do t’i sjellë qytetit 147 milionë dollarë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.