Famullitari gjobit me 100 paund nuset që vijnë me vonesë në altar

Dasmat në kisha po bëhen gjithnjë e me vonesa, nga orari i përcaktuar, për shkak se nuset vonohen shumë. Për të shmangur këtë zakon të përsëritur, një famullitar anglez ka filluar të vendosë gjoba prej 100 paund për çdo vonesë më shumë se 10 minuta, raporton “The Times”.
Famullitari i Kishës së Anglisë John Corbyn tha se ai kishte prezantuar këtë politikë në dy kishat e tij, Kryqin e Shenjtë në Bearsted dhe Shën Marinë në Thurnham, pas dy martesave të vonuara njëra pas tjetrës.
“Ekipi im ndihej pak i keq … Ne shqetësohemi se do të bëhej praktikë normale”, tha ai.
Çifteve u kërkohet të paraqesin në famulli një pagesë prej 100 paund ( ose 110 euro, 135 dollarë) përpara shërbimit martesor, të cilin famullitari e mban në rast se nusja vjen me vonesë. Kjo shumë më pas i ndahet orkestrës, korit dhe personit që i bie kambanës të cilët presin.
Përjashtimi i vetëm për gjobën është për vonesat e shkaktuara nga bllokimet e trafikut ose aksidentet e vërteta, shkruan gazeta.
Famullitari tha se gjoba ka dhënë efektet e dëshiruara, pasi tashmë nuset vijnë 10 minuta më herët.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.