Fan Club-i “Tifozët e Kombëtares”, miqësore me tifozët italianë!
Anëtarët e Fan Clubit “Tifozët e Kombëtares” në fund të Marsit, në ditën e ndeshjes zyrtare eleminatore mes Italisë dhe Shqipërisë do të ndeshen gjithashtu me tifozët rivalë të tyre në Palermo në një sfidë shumë interesante miqësore!
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton pikërisht që një event i tillë do të realizohet në datë 24 Mars 2017, në ora 15:00 në “Centro Universitario Sportivo CUS Palermo”, në Palermo.
Kjo ndeshje është planifikuar kohë më parë, si rrjedhojë e organizimit të përbashkët me Federatën Italiane të Futbollit në mirëfunksionimin e përbashkët të dy Fan Club-eve.
Anëtarët e Fan Club “Tifozët e Kombëtares” do të jenë në fushë në një ndeshje miqësore, kundër fan clubit te Kombëtares së Italisë.
Federata Shqiptare e Futbollit, në këtë aktivitet mbulon uniformën e lojës si dhe siguracionin e jetës për çdo lojtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.