‘Farmacia e botës’ bllokon eksportin e vaksinave – Çfarë pritet të ndodhë me shpërndarjen e tyre?

Vala e dytë e SARS-CoV-2 që është përfshirë në Indi do të ketë patjetër pasoja në fushatat e vaksinimit në të gjithë pjesën tjetër të botës. Nuk mund të ishte ndryshe nëse epiqendra e re globale e Covid do të quhet “farmacia e botës” për fuqinë e saj të jashtëzakonshme në prodhimin e ilaçeve dhe vaksinave, përfshirë barnat anti-Covid.
Shumë qytete kanë iniciuar ose zgjatur bllokime tashmë të vendosura, por situata mbetet kritike. Përkrah një sistemi të tërë spitalor afër kolapsit pas dekadave të menaxhimit të dobët, dhe një mesatare prej rreth një vdekjeje në çdo pesë minuta, ka një dëm ekonomik të tanishëm dhe të ardhshëm që duhet të merret parasysh.
Për të thyer kurbën epidemiologjike, gjigandi aziatik është i detyruar të përshpejtojë planin e tij të vaksinimit në mënyrë dramatike në mënyrë që të imunizojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Kjo do të thotë më pak vaksina të eksportuara dhe më shumë doza të destinuara për popullsinë e madhe indiane.
Duke marrë parasysh që India është prodhuesi më i rëndësishëm i vaksinave Covid në botë, ndjenja është se, nga tani deri në javët e ardhshme, New Delhi mund të ngadalësojë më tej shpërndarjen e dozave për programin Covax duke u dhënë përparësi qytetarëve të saj.
Për të kapërcyer bllokimin, vendi është hapur ndaj importeve të Sputnik rus, për të cilin kishte marrëveshje të mëparshme, dhe u kërkoi kompanive të përshpejtonin. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.