Fasoneritë dhe call-centerat, Rama jep mesazhin: “Respektoni masat, nëse mbylleni shteti nuk dëmshpërblen”
Kryeministri Rama në një lidhej të drejtpërdrejtë në Facebook ka bërë një përditësim të situatës mbi koronavirusin, ku ka shpjeguar se masat e ndërmarra nga qeveria, që për disa mund të jenë ekstreme, janë të domosdoshme për të fituar këtë sfidë me atë që OBSH-ja e ka shpallur tashmë një pandemi.
Gjithashtu kreu i qeverisë është prononcuar në ditën e sotme edhe për një shqetësim që prekte bizneset e fasonerisë dhe call centerave. Sipas, Ramës është bërë një inspektim nga qeveria në këto sipërmarrje, të cilat do të jenë të mbyllura deri nesër. Këto dy industri mund të vazhdojnë punën sipas kryeministrit, vetëm nëse respektojnë disatancat e sigurisë, përndryshe do mbyllen dhe kanë përsipër kostot:
“Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon”, tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.