“Fast & Furious” në aksin Sauk-Teg! Shpejtësi 189 kilometra në orë, bllokohen 21 patenta (VIDEO)
Policia e Shtetit ka pezulluar 21 leje drejtimi brenda pak orësh, nga të cilat 10 për drejtim mjeti me shpejtësi deri mbi dyfishin e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Dy drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Kontrollet me drager në segmentin Sauk-Teg në Tiranë kanë regjistruar një shpejtësi prej 189 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.
“Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente, janë hequr 10 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 151km/h deri në 189 km/h. Dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.28mg/l deri në 0.49 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.52mg/l deri në 0.79 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje. Gjithashtu janë vendosur 3 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së” njofton Policia.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjerë të rrugës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.