Fatura zyrtare/ Dëmi në Tiranë kalon 284 milionë euro! Ndikimi në banesa dhe biznese
Territori i Bashkisë së Tiranës mban vendin e dytë në vend sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Referuar raportit të posaçëm të dëmeve të siguruar nga gazetarja e SCAN Elisabeta Dosku, dëmi në kryeqytet llogaritet 284.3 milionë euro.
Dëmi në banesa llogaritet 214.33 milionë euro, dëmi në shkolla 46.06 milionë euro, në infrastrukturë 15.56 milionë euro, në sektorin prodhues 21.91 milionë euro. Ndërkohë janë edhe një serë dëmesh të tjera të përllogaritura për mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen civile.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.