Fauci: Varianti shumë ngjitës Omicron do t’i ‘gjej pothuajse të gjithë’!

Ndërsa varianti Omicron përhapet si zjarr në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka të ngjarë që pothuajse të gjithë të ekspozohen ndaj virusit, por njerëzit e vaksinuar do të vazhdojnë t’ia dalin më mirë, tha të martën eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, Anthony Fauci.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të paktën një në pesë amerikanë të kualifikuar – afërsisht 65 milionë njerëz – nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë se 62% e vendit është vaksinuar plotësisht, por vetëm 23% janë plotësisht të vaksinuar dhe me doza përforcuese, sipas të dhënave nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Komentet e Fauci erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse pandemia ka hyrë në një fazë të re.
Gjithashtu të martën, komisioneri në detyrë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA, Dr. Janet Woodcock tha se ndërsa shumica e njerëzve mund të kapin virusin, fokusi tani duhet të jetë në sigurimin e funksionimit të spitaleve dhe shërbimeve thelbësore.
Varianti Omicron shkaktoi 98.3% të rasteve të reja të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, sipas vlerësimeve të postuara të martën nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.