Faza e 3-të e aksionit anti-informalitet – Ahmetaj: Fokusi te biznesi i madh
Këshilli i Investimeve ka vijuar mbledhjen e radhës në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh në fjalën e tij se ka prezencë të informalitetit në shumë sektorë të ekonomisë, ku konkurrenca e pandershme dhe shmangia e taksave kryesisht vazhdojnë të jenë prezente.
Ai u përqendrua kryesisht në fazën e tretë të aksionit anit-informalitet. Sipas tij, fokusi në këtë fazë do të jetë biznesi i madh, ku primare do të jenë mbledhja e borxhit. Po ashtu, ai tha se gjatë kësaj faze në fokus do të jetë edhe punësimi.
Ahmetaj u ndal edhe te mos deklarimi i pagave të punonjësve nga bizneset e mëdha. Lidhur me këtë të fundit, ministri tha se do të zhvillohet një takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.
“Do të bëjmë një takim me kryeministrin ku në fokus do të jetë korrektimi i bizneseve të mëdha, për të ftuar që të vetëkorigjohen pa penalitet që të nxjerrin në dritë pagat e punonjësve.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.