FDA pritet të lejojë përzierjen e vaksinave – NYT: Doza nxitëse mund të mos jetë e njëjta me regjimin fillestar

Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në Shtetet e Bashkuara po planifikon të lejojë amerikanët që të marrin doza të ndryshme nxitëse të vaksinës së Covid-19 nga ajo që kanë marrë fillimisht, sipas një raporti të Neë York Times. Agjencia autorizoi në Shtator një dozë të tretë nxitëse të Pfizer-BioNTech për personat më moshë 65 vjeç e sipër dhe grupet e rrezikut Paneli këshillues i agjencisë ka mbështetur gjithashtu përdorimin e dozave nxitëse të Moderna e Johnson & Johnson.
Qeveria nuk do të rekomandojë përdorimin e një doze ndaj tjetrës dhe mund të theksojë se përdorimi i të njejtës vaksinë si nxitës është i preferueshëm, sipas raportimi të NYT, që përmendte persona me njohru mbi planet e agjencisë. Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë qenë nën presion për të autorizuar dozat shtesë pasi Shtëpia e Bardhë lajmëroi planet në Gusht për një fushatë të gjerë të këtyre dozave nxitëse, pasi të miratohen nga Administrata e Barnave dhe Qendra për Kontrollin dhe Prandalimin e Sëmundjeve.
Një studim nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë javën e kaluar tregoi se njerëzit që merrnin vaksinën e J&J si dozë të parë kishin një reagim më të fortë imunitar kur merrnin një dozë nxitëse të Pfizer apo Moderna.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.