FED: Inflacioni i lartë mund të çojë në rritje të normave të interesit më shpejt nga sa pritej!

Forcimi i ekonomisë dhe rritja e inflacionit mund të përkthehet në rritje të normave të interesit më shpejt dhe më herët se sa pritej.
Kështu thuhet nga FED në procesverbalin e mbledhjes së 14 dhe 15 dhjetorit, duke u frikësuar nga mundësia e një shkurtim të afateve ndryshe nga sa pritej.
“Perspektiva për ekonominë, tregun e punës dhe inflacionin mund të justifikojë një rritje të normave më shpejt dhe më herët se sa ishte parashikuar”, thuhet në procesverbal në të cilin saktësohet se sipas disa anëtarëve të bankës qendrore “mund të jetë e udhës që të ulet bilanci menjëherë pas fillimit të normave të interesit.” Ansa
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.